Ministri Spasovski takohet me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti takim protokollar me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, programmenaxherët dhe përfaqësuesit nga Ambasada Dejvid Stefenson, Xhared Turman, Riçard Hatler, Xhorxh Klark dhe Mejtu Hend, njofton MIA.

Siç njoftoi MPB-ja, Spasovski e ka prezantuar gjendjen aktuale poltike dhe të sigurisë në vend dhe i ka theksuar angazhimet e tij si ministër për respektim konsekuent të ligjshmërisë dhe profesionalitetin në punën e personave të punësuarve në Ministri.

Në takim Spasovski e ka prezantuar gjendjen momentale nga aspekti i krizës së refugjatëve, duke theksuar se Republika e Maqedonisë ndërmerr gjithçka që është në forcën e saj që ta sigurojë mbrojtjen e qytetarëve të saj dhe të ofrojë trajtim human të migrnatëve të cilët transitojnë nëpër Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button