Janë ndarë 1.468 leje CEMT për automjete për vitin 2016

Në ndarjen e sotme elektronike të lejeve për vitin 2016, janë ndarë një mijë leje vjetore CEMT për automjete me Euro 5 standarde dhe 468 për Euro 6 standarde. Ky është viti i dhjetë i shpërndarjes në rrugë elektronike të lejeve CEMT. Transportuesit kanë pasur mundësi për punë në territorin e 43 shteteve.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski duke u mbajtur fjalim transportuesve tha se për vitin 2016 në dispozicion kanë gjithsej 1.468 CEMT leje vjetore, që është për 44 leje vjetore më shumë në krahasim me vitin 2015. Për automjete me kategorinë “Euro 2015”, në dispozicion ka 1.000 leje, ndërsa për automjete me kategorinë “Euro 6” në dispozicion janë 468 leje vjetore CEMT. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button