Kushërira e terroristit, nuk e hodhi vetë veten në erë

Ekspertizat e reja të policisë thonë së Hasna Ait Boulahcen, vajza që supozohej se ishte kamikazja e parë femër në Evropë që aktivizoi bombën në një sulm vetëvrasës, nuk e ka hedhur veten në erë por ka vdekur kur një tjetër terrorist i ISIS ka shpërthyer një “jelek vetëvrasës” duke qëndruar afër saj.

E lindur në Francë, Ait Boulhancen ishte kushërira e organizatorit kryesor të sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i lindur në Belgjikë.

Tre njerëz humbën jetën në atë apartament gjatë shpërthimit të bombës vetëvrasëse. Abdelhamid Abaaoud, kushurira e tij Hasna Ait Boulhancen dhe një person i tretë i cili besohet të ketë aktivizuar bombën.

Është raportuar që para shpërthimit vajza të ketë thirrur për ndihmën e policisë kurse nga policia besojnë se thirrja për ndihmë është bërë me qëllim që t’i fusë policët në kurth.

Lexo: Kamikazja e parë femër në Europë, vajzë klubesh (FOTO)

Lexo: Video nga shpërthimi i bombës vetëvrasëse të vajzës kamikaze (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button