Ivanov i bëri thirrje Greqisë të bashkëpunojnë për çështjen e refugjatëve

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i bëri thirrje kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, të bashkëpunojnë për çështjen e refugjatëve duke lënë anash mosmarrëveshjet për çështjen e emrit.

Ivanov këtë mesazh e dërgoi në konferencën e mbrëmshme për një grup gazetarësh nga disa media greke në lidhje me krizën e refugjatëve, të cilët janë për vizitë në Maqedoni, njofton MIA, transmeton Portalb.

“Në takim me kryeministrin Aleksis Cipras kërkova të fillojmë të marrim paralajmërime, se kur vijnë anijet greke me refugjatë, sa grupe të njerëzve vijnë, që të mundemi të mobilizohemi. Në një ditë kishte 14.000 njerëz në kufi, pa kurrfarë paralajmërimi. Nivel të vetëm të komunikimit ka vetëm mes policëve në terren. Kryeministri Cipras premtoi se do ta iniciojë këtë, por ende nuk ka kurrfarë përgjigje. Edhe drejtori i Byrosë për siguri publike dërgoi kërkesë deri te homologu i tij në Greqi, por nuk ka përgjigje. Diçka duhet të ndërrohet në këtë fushë”, deklaroi presidenti Ivanov në takim me gazetarët grek.

Presidenti Ivanov nënvizoi se, edhe krahas paralajmërimeve për bashkëpunim në samitin e mëparshëm të konvokuar nga kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, Maqedonia ende nuk ka qasje as deri te bazat e të dhënave të Fronteks dhe Bashkësisë së Shengenit, madje as nuk mundet të dërgojë informata të cilat shërbimet e Maqedonisë i mbledhin gjatë krizës së refugjatëve.

Në pyetjen e gazetarëve grekë se cilat janë planet e Maqedonisë në lidhje me rrethimin e kufirit drejt Greqisë, presidenti Ivanov tha se është shpeshtuar paraqitja e përpjekjeve të kalohet kufiri jashtë vendkalimit të përcaktuar në afërsi të Gjevgjelisë, dhe pritet kjo paraqitje të shpeshtohet, veçanërisht pas sjelljes së kufizimeve për refugjatët të cilët nuk vijnë nga rajonet e luftërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button