Durguti e la me zero turkun Çelik

Tenisti shkupjan Besir Durguti e ka filluar me sukses paraqitjen e tij në turneun “Futures” në Antali të Turqisë, i cili po luhet për vlerë prej 10 mijë dollarëve, ndërsa konkurrenca në këtë turne është shumë e madhe, duke marrë parasysh se numër i madh i tenistëve e shfrytëzojnë këtë turne për të marrë pikë në ATP listën.

Besir Durguti sot për kundërshtarë kishte tenistin vendas, turkun Mert Çelik, të cilin e ka mundur në mënyrë ekspres duke mos e lënë atë që të merr asnjë gejm, (6:0, 6:0).

“Ishte një lojë shumë e mirë dhe mos të them edhe e lehtë, por arrita që ta marr meçin në kontroll që nga fillimi. Në asnjë moment nuk u lëshova duke mos e nënvlerësuar edhe kundërshtarin, i cili në momente tregoi kualitet por jo të mjaftueshëm për tu kthyer në lojë. Shpresoj të vazhdojë edhe në meçet e radhës me lojë të mirë e të radhis fitore të tjera”, tha tenisti shqiptar Durguti.

Raundin e dytë Besir Durguti pret të mësoj kundërshtarin e radhës, i cili do vjen pas duelit të Emre Yapin nga Turqia dhe Erfan Golhamad nga Irani. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button