Armët e sulmeve të Parisit erdhën nga Serbia: e konfirmojnë nga Brukseli

Lajmi se armët e sulmeve terroriste të Parisit, të cilat u bënë të ditura që natën e sulmeve, po vërtetohen edhe nga institucione të rëndësishme perëndimore, transmeton Tesheshi.

Instituti “Flamand i Paqes”, me seli në Bruksel, vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në Paris, publikoi një studim sipas të cilit, shumica e armëve që qarkullojnë në mënyrë ilegale në Belgjikë dhe jo vetëm, kanë origjinën nga Serbia dhe Mali i Zi.

Në një intervistë për Top Channel, Nils Duquet një nga hartuesit e studimit tha se “të dhënat e policisë tregojnë se shumica e këtyre armëve vijnë nga Ballkani, të lëna pas nga luftërat në ish-Jugosllavi. Po flasim për armë të ardhura nga Serbia, Bosnja e Mali i Zi nga të gjitha këto vende ku shohim që njerëzit ende kanë armë shumë të sofistikuara ushtarake në zotërim”.

Sipas tij, trafiku i armeve kryhet në rrugë të ndryshme, në varësi të kontrolleve të policisë, por shton se ai kryhet së bashku me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Sipas Duquet, çmimet e një kallashnikovi variojnë nga 1000 deri ne 2000 euro dhe bëhet fjalë për kallashnikovë të vjetër, të cilët kanë vite që janë prodhuar dhe përdorur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button