Ministria e Brendshme rritë masat e sigurisë në Shkup!

Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në disa objekte të caktuara dhe në disa pika kyçe përgjatë vendit. Nga MPB thonë se ata kanë ndërmarrë këto hapa në pajtueshmëri me planin për përforcimin e masave dhe aktiviteteve në rajonin e Shkupit dhe tashmë veç po veprohet sipas tij. Pas vendimit të tillë të Ministrisë së Brendshme nëpër kryeqytet mund të vërehen forca të shtuara të policisë dhe patrullime sistematike të zyrtarëve policor. Ky vendim i MPB-së erdhi pas sulmeve me bomba që ndodhën në Paris gjatë të cilave humbën jetën 127 persona dhe pas sulmit terrorist në Sarajevë ku mbetën të vrarë 2 ushtarë të Bosnjë dhe Hercegovinës. /Alsat M

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button