Remenski: Invalidët, obligimi ynë i përbashkët
“Mundësimi i të drejtave dhe mundësive për personat me invaliditet është obligimi i ynë i përbashkët, obligim i shtetit, i të gjithë qytetarëve, i shoqërisë. Kjo nuk guxon të jetë vullnet i dikujt, por obligimi ynë i vetëm i përbashkët”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, njofton Koha.
Nevojitet harmonizim i termeve për personat me invaliditet në Maqedoni, mbështetje gjithëpërfshirëse nga shteti, por edhe ngritje të vetëdijes publike se përgjegjësia dhe obligimi për realizim të së drejtave të këtyre personave nuk është vetëm e shtetit, por e gjithë opinionit dhe shoqërisë, konsiderojnë një pjesë e pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare “Konventa e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të personave me pengesa dhe ndikimi i tyre ndaj legjislacionit dhe politikave kombëtare”, që u mbajt të enjten në Shkup.
“Mundësimi i të drejtave dhe mundësive për personat me invaliditet është obligimi i ynë i përbashkët, obligim i shtetit, i të gjithë qytetarëve, i shoqërisë. Kjo nuk guxon të jetë vullnet i dikujt, por obligimi ynë i vetëm i përbashkët”, tha ministrja Remenski.
Gjithashtu, sipas saj, nevojitet edhe sistem i ri për vlerësim të fëmijëve me pengesa në zhvillim, në të cilin veçmë fillon të punojë, i cili do të mundësojë inkluzion të tyre më të lehtë.