Francë, rriten sulmet dhe kërcënimet ndaj muslimanëve

Që nga 13 nëntori e këtej, duke përfshirë edhe aktet kundër femrave të mbuluara me shami në qytetet Marseille dhe Toulouse janë kryer 24 kërcënime dhe sulme.

Në një deklaratë me shkrim nga Observatorit Kombëtar Kundër Islamofobisë i Francës (CFCM), theksohet se që nga 13 nëntori e këtej, duke përfshirë edhe aktet kundër femrave të mbuluara me shami në qytetet Marseille dhe Toulouse janë kryer 24 kërcënime dhe sulme.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se informacionet në lidhje me sulmet bazohen në të dhënat e Ministrisë së Brendshme dhe në ankimet e bëra në polici.

Ndër të tjera theksohet se ankesat janë kryer për 6 sulmet të ndërmarra ndaj xhamive dhe ndërhyrje fizike ndaj personave, si dhe 18 kërcënime të kryera duke dërguar letër me përmbajtje urrejtjeje dhe duke kryer veprime ofenduese.

Në deklaratë janë përmendur edhe mendimet e kryetarit të CFCM, Abdallah Zekri, i cili ka pohuar se: “Falë Zotit ne nuk jemi në situatën në janar, ku pas sulmeve ndaj  ‘Charlie Hebdo’ brenda 5 ditëve u kryen njëkohësisht 50 sulme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button