Refugjatët sirianë në Liban, të shqetësuar nga kushtet e rënda dhe ardhja e dimrit

Refugjatët të cilët ndodhen në kampin e refugjatëve të fshatit Bekaa në luginën e Bekaa-s të Libanit janë të shqetësuar me ardhjen e dimrit dhe të ftohtin, raporton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët sirianë të cilët jetojnë në kampin e luginës së Bekaa-s e cila ndodhet në lindje të kryeqytetit të Libanit, për AA treguan për luftën e tyre me të ftohtin.

Refugjatët të cilët ankohen nga kushtet e vështira të jetesës me ardhjen e dimrit do të përkeqësohen edhe më shumë, por tani janë duke u përgatitur të luftojnë me të ftohtin me batanije dhe mjete për gatim. Ato theksojnë se mungesa më e madhe e tyre është dhoma.

Zërat e fëmijëve të cilët rriten nëpër rrugët e kampit të cilët me nisjen e shiut bëhen me baltë, moti i ftohtë nuk i ka parandaluar fëmijët nga lojërat e tyre. Fëmijët gjithashtu vazhdojnë edukimet e tyre në shkollën e kampit. Por, edhe gratë të cilat nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë çdo ditë shkojnë jashtë kampit në kurs për lexim, me anë të transportit i cili vjen në kamp.

Refugjatët me anë të cisternave të ujit mbi shtëpitë e tyre i kryejnë nevojat e tyre të përditshme të kuzhinës dhe toaletit. Në disa shtëpi ka edhe televizorë dhe parabolë satelitore. Energjia elektrike në kamp lëshohet vetëm natën, 5 orë. Në kamp ka gjeneratorë por që të punojë duhet naftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button