Mali, të shtëna e shpërthime në hotel, flitet për 170 persona të marrë peng

Sulm i ashpër ka ndodhur në hotel Radisson në Bamako, kryeqyteti i Malit në Afrikë. Të shtënat me automatikë kanë nisur brenda hotelit me 190 dhoma, 90 për qind të të cilave janë aktualisht të zëna. “Po ndodh në katin e shtatë, xhihadistët po shtijnë në korridor”, tha një burim i sigurisë.

Sipas një zëdhënësi të hotelit, cituar nga NBC News, terroristët po mbajnë peng 170 persona, 140 klientë e 30 anëtarë të stafit.

Policia ka izoluar zonën rreth hotelit, duke krijuar një perimetër sigurie. Sipas “Jeune Afrique”, tre terroristë i janë afruar hotelit me një makinë të trupit diplomatik. Ambasada amerikane u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë, përfshirë stafin e saj, të shkojnë në vende të sigurta.

VIJON…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button