Gaga, surprizon të gjithë, më ka ndihmuar aktrimi, jo kënga

Ylli amerikan, Lady Gaga i ka surprizuar të gjithë kur ka deklaruar se aktrimi dhe jo kënga e kanë ndihmuar atë që të përballojë problemet mendore.

Ajo ka shprehur se roli i parë në aktrim e ka ndihmuar atë në betejën me problemet mendore. Gaga merr prej vitesh mjekime kundër depresionit dhe ankthit, por roli në serialin televiziv “American Horror Story: Hotel”, ka qenë i pakrahasueshëm në betejën kundër tyre.

Për prestigjiozen “The Sun” ajo ka thënë se, “Tashmë jam një aktore dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Jam munduar prej kohësh që të lë mjekimet, por doktori im gjithmonë më thotë jo, sepse nuk është e sigurt për mua”.

“Jam përpjekur shumë, por ka diçka në aktrim që më ka ndihmuar shumë. Tashmë jam Stafani-Gaga hibrid dhe dua të njoh veten time”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button