Fëmija nga Hipodromi është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e fëmijës gjashtëvjeçar të cilin dje nëna e tij e hodhi nga kati i katërt në lagjen Hipodrom, gjatë rrëzimit mori lëndime në kokë, është në gjendje shëndetësore stabile dhe nuk është në rrezik për jetë. Këtë sot e deklaroi drejtori i Klinikës për neurokirurgji, Aleksandar Çaparovski, i cili tha se te fëmija është intervenuar për shkak të gjakderdhjes dhe është në gjendje të mirë.

Fëmija tani është në Klinikën për anestezi, reanimim dhe shërim intenziv (KARSHI). Potencoi se nuk ka shenja për lëndime të organeve dhe sistemeve të tjera.

“Gjakderdhja është pasojë e goditjes gjatë rënies. Shpresojmë se do të shërohet shpejtë. Në të dy kompjuterët kontrollues nuk ka shenja të dëmtimit të indeve të trurit”, shtoi Çaparovski.

Nëna e fëmijës, e cila pasi e hodhi fëmijën nga ballkoni në banesën në të cilën kanë jetuar, u vetëhodh nga kati i katërt dhe u lëndua, pas së cilës u hospitalizua, është në KARSHI dhe është në gjendje të vetëdijshme, kontaktibile dhe më nuk është me aparate të frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button