LSDM: Ditën ndërkombëtare të studentëve e urojmë me “lamtumirë Gruevski”

“Më 17 nëntor, vitin e kaluar, filloi pranvera studentore, me marshe masovike për heqjen e provimit shtetëror dhe reformat e vërteta në arsim. Studentët dhe të rinjtë e të gjitha etniteteve e shembën komoditetin e Gruevskit”, thonë në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.

Ata shtojnë se pas një viti, këtë ditë ndërkombëtare të studentëve e urojmë me “lamtumirë Gruevski”.

“Lamtumirë Gruevski sepse për 10 vite nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi studentore. Lamtumirë sepse politikat e tua e bënë Maqedoninë rekorderë botërorë për papunësi edhe atë me 52% sipas Bankës Botërore. Lamtumirë sepse ti je fajtori për eksodin e të rinjve, për zhvendosjen e 626.312 qytetarëve, sipas Bankës Botërore. Pas 24 prillit, të gjithë studentët do të marrin frymë lirshëm, të jetojnë në shtëpitë e riparuara studentore, të rinjtë të fitojnë mundësi për trajnime dhe punësime menjëherë pas studimeve, ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre në Maqedoni”, thonë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button