Grupet e punës ende pa marrëveshje për mediat

Ende nuk ka përafrim të qëndrimeve në lidhje me përmirësimin e veprimtarisë mediatike në vend. Ndërmjetësuesi belg në bisedime, Piter Van Hojte, deklaroi se po diskutohet për ndryshimet ligjore në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, megjithatë, sipas tij akoma mbetet rrugë e gjatë për t’u kaluar, njofton TV Shenja.

Pikat e diskutimit ndërmjet palëve negociuese në bisedime, ishin Shërbimi Publik, definomi i reklamimit qeveritar dhe politik, si dhe mbështetja e vetë-rregullimit në detaje.

“Po diskutojmë çështje si roli i Shërbimit Publik, definojmë gjithashtu edhe reklamimin qeveritar dhe politik. Ka përparim, ka diskutim të mirë dhe të hapur, por mbetet rrugë e gjatë për t’u kaluar”, tha ndërmjetësuesi Piter Van Hojte.

Nga burime partiake mësohet se çështjet për të cilat përfaqësuesit e partive politike kanë qëndrime të kundërta janë çështja e afatit të marrëveshjes. Nga LSDM kërkojnë që të arrihet një marrëveshje deri në zgjedhjet e 24 prillit, ndërkaq nga VMRO-DPMNE, kërkojnë që të arrihet marrëveshje afatgjate, dhe jo vetëm për katër- pesë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button