Podgoricë, Jashari takim me homologun e tij dhe kryetaren e Gjykatës Supreme nga Mali i Zi

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari më 16.11.2015 realizoi vizitë zyrtare një ditore në Podgoricë, Mal të Zi, gjatë së cilës vizitë ka realizuar takime me Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Zoran Pazhin dhe me Kryetaren e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, njofton Portalb.

“Gjatë takimit me ministrin Pazhin, ministri Jashari ka informuar për reformat gjithë përfshirëse në gjyqësorin që po ndërmerren në plan ligjdhënës dhe institucional, posaçërisht nga aspekti i mekanizmave të cilat janë vendosur me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe qeverisjes së të drejtës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Jashari gjithashtu mbajti takim edhe me kryetaren e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Medenica, ku sipas Ministrisë së Drejtësisë ajo e informoi ministrin Jashari për reformat e realizuara në gjyqësorin, rezultatet e arritura në punën e gjykatave, zvogëlimin e numrit të lëndëve, si dhe për funksionimin e Qendrës për edukimin e bartësve të funksioneve gjyqësore në Mal të Zi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button