MPB: Franca kërkoi asistencë, ne po i kryejmë kontrollet e duhura

Autoritetet franceze deri te vendet anëtare të Interpolit, në mes të cilave edhe Maqedonia, kanë dorëzuar kërkesë për kontrollin e të dhënave të cilat do të ndihmonin në zbulimin e kryerësve të mundshëm, organizator dhe ndihmës të sulmeve terroriste, thonë për “Meta” nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.

“MPB i ka kryere të gjitha kontrollet e domosdoshme për evidentimin të kërkuara nga autoritetet franceze, dhe në kohë i kemi informuar”, thonë nga MPB.

Nga aty njoftojnë se edhe forcat e sigurisë në kufirin jugor dhe verior janë shtuar, transmeton Portalb.

Qëndrimi i MPB-së vjen pasi mediat ngrenë çështjen se pse po heshtin autoritetet maqedonase për kamikazin në Paris.

Shtetasi i Sirisë Ahmed Almuhamed, për të cilin supozohet se është njëri nga terroristët në Paris, ka kaluar nëpër territorin e Maqedonisë, akoma mbetet misteri, për të cilën autoritetet maqedonase ende po heshtin.

Greqia dhe Serbia dje konfirmuan se personi me këtë identitet, i cili ka kaluar nëpërmjet të ashtuquajturës marshutës ballkanike së refugjatëve, është regjistruar nga shërbimet e tyre dhe për Almuhamedin nxorën data dhe të dhëna të sakta .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button