Ivanov–Lajçak: Integrimi i përshpejtuar i tërë rajonit të jetë prioritet për BE-në

Ngjarjet aktuale në rajon dhe Evropë, si dhe perspektivat e mundshme për zhbllokim të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, integrimi i përshpejtuar i shteteve ballkanike, ishin tema në të cilat sot në Paris biseduan presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe zëvendëskryeminsitri sllovak dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Mirosllav Lajçak.

Lidhur me prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov shfaqi pritje se Sllovakia edhe në të ardhmen do t’i mbështesë aspiratat tona për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke cekur se nevojitet angazhim më serioz nga Bashkimi evropian dhe nga Aleanca për zhbllokim të integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe afrim të Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me samitin e ardhshëm të NATO-s, Ivanov bëri thirrje në sjelljen e vendimeve dhe krijimin e ëpolitikave, Aleanca dhe vendet-anëtare të mos i injorojnë aktvendimin nga Haga, marrëveshjen e përkohshme, aspektet gjeopolitike dhe afidat në rajonin e Evropës Juglindore.

Minsitri Lajçak, qëndron në kumtesë, theksoi se Slloovakia i kupton mirë pasojat nga gjendja tejet e gjatë e status-kuo-së në integrime dhe se si edhe deri mët ani Republika e Maqedonisë mund të llogarisë në mbbështetjen e vendit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button