Ivanov në Paris, vendos lule për nderë të viktimave nga sulmet terroriste

­Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, e vizitoi vendin në afërsi të sallës së koncerteve “Bataklan” në Paris, ku të premten u krye një nga sulmet terroriste. Në nder të viktimave, Ivanov ndezi qirinj dhe vendosi lule në këtë vend ku qindra qytetarë të Parisit çdo ditë shprehin respekt për viktimat, njofton MIA.

“Me vetë praninë tonë në këtë Samit, tregojmë se qëllimin të cilin e kishin terroristët, nuk e arritën, nuk na frikësuan. Ne erdhëm këtu të solidarizohemi edhe me francezët edhe me parisienët, dhe të përballemi me këtë realitet të ri, i cili krijon psikozë dhe frikë tek qytetarët, tek njerëzit. Siç thashë në një deklaratë timen, ky nuk është sulm vetëm ndaj Parisit dhe vetëm Francës, ky është sulm ndaj tërë botës së civilizuar, shkatërrim i të gjitha dobive të cilat janë krijuar me dialog dhe me respekt ndërmjet njerëzve”, deklaroi presidenti i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button