“Meritojmë më mirë”: Nuk meritojmë fekale dhe baltë në Dojran (FOTO)

“Pavarësisht paralajmërimeve për infrastrukturë, shëndetësi dhe mjedis jetësor më të mirë, ato janë vetëm premtime boshe, pa rezultate konkrete, Dojran edhe sot e kësaj dite ka infrastrukturë të keqe dhe liqen të mbushur me fekale, me të cilat përballen qytetarët, por edhe turistët gjatë kohës së pushimeve dhe sezoneve turistike”, thonë nga aksioni qytetar i Maqedonisë, “Meritojmë më mirë”, njofton Portalb.

Nga ata thonë që qytetarët e Dojranit përveç se përballen me infrastrukturën e keqe, gjatë kohës së reshvjeve, nga shiu përballen edhe me baltë i cili vjen nga rrugët e paasfaltuara.

“Qytetarët dëshmojnë se si liqeni është i mbushur me fekale, të cilët sjellin ndotje të madhe, rrezik dhe asgjësim të botës së gjallë në këtë liqen”, njoftojnë, “Meritojmë më mirë”.

Sipas tyre, Marina e paralajmëruar e cila është dashur të ndërtohet, ka mbetur vetëm një projekt i nisur, asnjëherë i mbaruar.

“Dojrani vazhdon të duket si vend i braktisur, qasja deri te liqeni është i pamundur dhe i rrezikshëm, qytetarët dhe turistët meritojnë më mirë”, thonë nga aksioni qytetar i Maqedonisë “Meritojmë më mirë”. /Portalb

Foto është siguruar nga "Meritojmë më mirë"
Foto është e siguruar nga “Meritojmë më mirë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button