Prishtinë: Arrestohen dy persona

(E plotësuar)  Dy persona nga masa e protestuesve arrestohen, tek ata janë gjetur boca të koktej mollotovit, njofton zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, transmeton Portalb.

Ai ka potencuar se policia po bën çmos që të shtojë sigurinë në qytet.

Prishtinë: Dy policë dhe deputetja Albulena Haxhiu gjenden në Qendrën e emergjencës

Dy policë dhe deputetja Albulena Haxhiu gjenden në Qendrën e emergjencës

Dy policë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e emergjencës, transmeton Portalb. Ndërkaq në spital po qëndron e shtrirë edhe Albulena Haxhiu e cila u lëndua nga përleshja me policët të cilët kishin ndaluar deputetët e opozitës të hyjnë në seancën plenare.

Konfrontim i deputetëve me Policinë (Video/Foto)

Deputeti i VV’së, Albin Kurti, është konfrontuar me Policinë.

Në mbrojtje të Kurtit i kanë dalë Lahi Brahimaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Shqip Pantina, etj…

Më pas Albin Kurti i shoqëruar nga Ramush Haradinaj dhe deputetë tjerë të opozitës janë larguar në drejtim të selisë qendrore të VV’së.

Krerët e opozitës: Pushteti po instalon shtet policor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me krerët e Nismës dhe AAK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj në konferencën për shtyp njëzëri kanë akuzuar pushtetin për presionin ndaj deputetëve të opozitës. Sipas tyre seanca e sotshme që po zhvillohet pa prezencën e e opozitës është e papranueshme, raporton Portalb.

“Seanca është ndërpre me kërkesën e opozitës. Dhe do të vazhdojnë deri në tërheqjen e nënshkrimit për “Zajednicën”. Seanca e Qeverisë është e jolegjitime”, tha Haradinaj.

“Ne dy herë jemi mundu për të shkuar në mbledhje dhe jemi penguar nga policia e Kosovës. Policia ka qenë e dhunshme ndaj deputetëve. Jemi penguar nga Qeveria, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë lënduar nga spreji i policisë”, u shpreh Ymeri, informon Portalb.

Sipas Fatmir Limaj, ky pushtet nuk njeh gjuhë tjetër përvec arrogancës.

“Po instalohet shtet policor. Kjo seancë është takim partiak. Urdhri për t’i ndaluar deputetët e opozitës flet shumë. Ne ftojmë qytetarët, analistët dhe njerëzit e vullnetit mirë, mos ta ndalojnë instalimin e shtetit policor”, theksoi Limaj.

Në ndërkohë po vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në një hapësirë pa prezencën e opozitës, e cila me anë të forcës policore ka ndaluar prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët paraprakisht tentuan ta bllokojnë seancën në sallën kryesore.

Ndiqni këtu LIVE ngjarjet nga Prishtina./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button