Në Shkup për 24 orë, 12 aksidente dhe shtatë persona të lënduar

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente rrugore. Prej tyre, shtatë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe katër janë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, nga të cilët dy shoferë të automjetit motorik, dy bashkudhëtarë, një këmbësor dhe një shofer i mopedit.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në orën 11:30 minuta në rr. “Kemal Sejfulla” para udhëkryqit me rr. “Bosnje e Hercegovina” në të cilën kanë marrë pjesë një moped dhe një automjet motorik i udhëtarëve “golf” dhe dy automjete me targa të Shkupit, të drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i mopedit. Sot sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF “Partenie Zografski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Sot me fillim në orën 10:00 ish­ punëtorët e OHIS­it do të mbajnë protestë të qetë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fillim në orën 13:00 në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë i Maqedonisë” do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll midis ekipeve të Republikës së Maqedonisë dhe Libanit. Me qëllim të zhvillim të papenguar dhe të sigurt të komunikacionin nga ana e policisë së trafikut do të merren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe riorientim të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button