(Ndiqeni LIVE) Gaz lotsjellës dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, është ndërprerë pasi që ka pasur përplasje fizike.

Siç raporton KTV, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përplasur me forcat e sigurisë në sallën e Kuvendit.

Raportohet se Kurti ka drejtuar sprejin lotsjellës në drejtim të ministrave, kur edhe ka ndërhyrë sigurimi.

Kryetari Veseli ka thirrur shefat e grupeve parlamentare në mbledhje në zyrën e tij.

Këtu mund të ndiqni LIVE ngjarjen në kuvendin e Kosovës. Në korridoret e Kuvendit të Kosovës mësohet se po përdoret gazi lotsjellës.

Madje, sigurimi i cili është i thirrur që të jetë edhe në sallë janë parë me gaz maska nëpër korridore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button