De Biasi e dëshiron Ajetin në Kombëtare

Një tjetër talent shqiptar po lind në kampionatin zviceranë të futbollit

Bëhet fjalë për Abian Ajetin i cili do të luajë sot me Zvicrën, në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Evropës për moshat deri në 21 vjet, kundër Anglisë U21.

E përditshmja zvicerane Blick, shkruan se trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, dëshiron t’ia rrëmbej talentin Zvicrës.

“Gianni de Biasi nuk ka lënë pa kërkuar metoda për të bërë për vete talentin Albian Ajeti, qoftë edhe me sms,” shkruan në hyrje tabloidi Blick.ch.

“Kam marrë një sms nga ai dhe më pyeste si më shkojnë punën dhe nëse do pranoja të luaja për Shqipërinë,” ka thënë Albiani për gazetën zvicerane, “Gjithçka është e hapur,” vazhdoi rrëfimin Ajeti.

Në shtatë ndeshjet e fundit për Zvicrën, Albiani ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asista, duke u bërë ndër lojtarët më premtues për Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button