Vrasësi i dy turistëve çekë dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg përjetë”, për vrasësin e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 3 korrik të këtij viti, kur ai qëlloi me kallashnikov çiftin nga Çekia, Michael Svatos dhe Anna Kasinova.

Pavarësisht, se 20-vjeçari më herët ka kërkuar ndjesë për vrasjen e dy turistëve çekë dhe mëshirë para gjykatës së Shkodrës, ai mori dënimin me burg të përjetshëm.

Gjatë një seance, ai ka pohuar se, Michael Svatos e ka qëlluar pasi ai donte ta vriste, duke frenuar makinën dhe marrë armën, ndërsa Anna Kosinovën e ka vrarë aksidentalisht. “Nuk kam pasur qëllim t’i vrisja, por vetëm t’u merrja çfarë kishin me vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button