Ahmeti: Qeveria të ndërmerr hapa për të ardhmen e vendit

Qeveria e gjerë e përbërë nga 3 tre partitë më të mëdha në vend duhet të ndërmerr hapa të guximshëm me përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e vendit. – Tha sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e tij  me Ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Jozsef Bencze dhe zëvendës ambasadorin, Gyula Somogyi të cilët sot vizituan selinë e BDI-së në Tetovë, trasnmeton Portalb.

Ahmeti dhe Bencze diskutuan rreth zbatimit të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut, integrimin EuroAtlantik, zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Ahmeti theksoi që zbatimi i marrëveshjes, përveç vonesave të vogla, po ecën mirë dhe palët po u qasen me seriozitet të gjitha çështjeve që burojnë nga kjo marrëveshje.

“Procesi i zbatimit të reformave strukturore do të zhvillohet në përputhje me planin aksionar, ndërsa fokusi politik duhet të rikthehet tek zgjidhja e pengesave më të mëdha për vendin tonë që do të mundësojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe fillim të bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian.” – tha Ahmeti.

Në lidhje me ekspertizën që po i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, ai theksoi që ky proces rrjedh nga vendimi i Qeverisë së Maqedonisë dhe paraqet realizim të kërkesave të theksuara në raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button