“Sopoti”, familjarët: Prokuroria Speciale të merret me rastin e Sopotit

Të akuzuarit e rastit të Sopotit kërkojnë që Prokuroria Speciale të merret me lëndën e tyre. Njëri nga ta, Samet Lutfiu tha për Alsat M se janë lodhur duke pritur fjalën e fundit të gjykatësve për lirimin e tyre.

Edhe avokatët e rastit të Sopotit Naser Raufi dhe Vullnet Paçuku presin që lënda të merret nga ana e prokurorisë Speciale, kjo për shkak se për të njëjtin është folur edhe në bisedat e përgjuara të cilat i kishte publikuar opozita.

Edhe ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ditë më parë kërkoi që rasti i Sopotit por edhe ai i Monstrës të jenë lëndë me prioritet për ekipin e Janevës.

Ndërkohë mësohet se prokurorja Speciale Katica Janeva ka kërkuar nga Prokuroria Publike një statistikë për të gjitha lëndët që përmenden në bombat e opozitës. Kjo për të mësuar më tepër se në cilën fazë gjyqësore ndodhen lëndët. Nga Prokuroria Publike kanë thënë se do të përgjigjen sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas afatit ligjor, Prokuroria Publike duhet që deri në fund të javës ti përgjigjet kërkesës së Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button