Klinika e mikrobiologjisë bie nga sistemi “Termini im”

Këtë mëngjes, në disa klinika kirurgjike, mjekët nuk kanë mundur të japin udhëzime për kontrolle mikrobiologjike sepse ka pasur problem me sistemin elektronik “Termini im” për të caktuar orarin, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.

“Institucioni nuk mund të gjendet” ka njoftuar sistemi kur mjeku është përpjekur të japë një udhëzim. Pacientët nuk kanë mundur të udhëzohen as në laboratorët tjerë mikrobiologjik prandaj në fund, udhëzimet janë shkruar me dorë.

Sipas informatave jozyrtare të medias në fjalë, Ministria e Shëndetësisë që udhëheq me “Termini im” ka bërë disa ndryshime por për ata ndryshime nuk e ka informuar kompaninë që bën “Termini im” dhe për këtë janë paraqitur probleme. Nga kjo Ministri ende nuk kanë dhënë përgjigje për problemet në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button