Ulje të ndjeshme të temperaturave, në Shkup dëbora vjen javën e ardhshme

Temperatura mes 16 dhe 18 gradë celsius, paralajmërojnë meteorologët për këtë javë. Sipas prognozave, moti do të jetë i thatë dhe relativisht me diell, por temperaturat do të bien, njofton Portalb.

Mot me mjegulla na pret javën e ardhshme kur dhe do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave në mëngjes dhe gjatë ditës.

Të dielën, pritet kushtet e para për shi, ndërkaq nga e hëna priten reshje lokale dhe zvogëlim të temperaturave të ditës në deri më 14 gradë celsius.

Reshje dëbore pritet të kemi të enjten e javës së ardhshme kur temperaturat ditore nuk do të kalojnë më shumë se 7 gradë celsius. Mot i njëjtë do të mbajë edhe deri në fund të javës së ardhshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button