Prezantohet objekti i ri i shkollës së Sarajit

Ndërtimi i objektit të shkollës së mesme në Komunën e Sarajit është në fazën përfundimtare dhe pritet që mësimi aty të fillojë në vitin shkollor 2016/2017.

Në vizitën e sotme të objektit, ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi tha:

“Jam i mahnitur me pamjen e këtij objekti, i cili është ndër më të mirët në Maqedoni. Ky objekt do të shërbejë për shkollë të mesme për nxënësit e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, ku do të mund të mbarojnë shkollën e mesme në drejtime të gjimnazit dhe ekonomi – juridik. Me këtë realizohet kërkesa e kahmotshme e banorëve dhe komunës së Sarajit që në territorin e saj të ketë një shkollë të mesme. Kjo shkollë do të fillojë të funksionojë në vitin shkollor 2016 / 2017, deri kur edhe do të kryehen edhe të gjitha procedurat për themelimin, regjistrimin e subjektit juridik dhe hapjen e konkursit për regjistrim” tha ministri Ademi.

Sipas MASH, kjo shkollë do të ketë nga pesë paralele për çdo vit shkollor të drejtimeve të gjimnazit dhe drejtimeve profesionale. Gjithashtu do të ketë edhe kabinete dhe hapësira tjera për nevojat e shkollës. Investimi i deritanishëm në këtë shkollë është mbi 50 milionë denarë kurse është një financim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Komuna e Sarajit dhe Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button