Grupet e punës, vazhdon diskutimi për rregullimin e mediave

Ndërmjetësi Piten Vanhaute, do mundohet që të përafrojë qëndrimet e LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe PDSH-së por edhe të shoqatave të gazetarëve për temën shumë të rëndësishme për BE-në, mediat. Në fazën e parë të bisedimeve do flitet për RTVM dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizuele, në fazën e dytë do të bisedohet për ligjin për media.

Sipas të dhënave, partitë duhet që të pajtohen që servisi publik të lirohet nga ndikimi  politik dhe në tryezë janë edhe opsionet për ndryshime kadrovike në RTVM.

Ndryshime kërkohen edhe në ligjin për media përmes të cilave mëtohet ndalesa që mediat të financojnë një parti politike dhe donacionet nga firma dhe persona fizik.

Deri tani është vendosur  ndalesa për reklama qeveritare deri në zgjedhje. Mediat e shkruara, televizionet dhe portalet nuk mund të emitojnë reklama të financuara nga buxheti. Afati për arritjen e  marveshjes për çështjen e mediave, është  20 nëntori.

Deri tani  janë mbajtur disa panele diskutimi ku përvec përfaqësuesve të partive politike, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të mediave me qëllim që ligji I ri për mediat të jetë fillimisht I konsultuar dhe I koordinuar me personat të cilët I tangon ky ligj, njofton RTVM2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button