Super Mavraj gati për kombëtaren

Kombëtarja është në ditët e saj me më shumë fat. Pas 6 muajsh, Mërgim Mavraj ka zbritur sërish dje në fushë teksa është aktivizuar për 90 minuta në takimin mes skuadrës së dytë të Kolnit dhe Erndtebruck sfidë kjo e vlefshme për kategorinë e 4-t gjermane.

Mavraj në sfidën e djeshme të fituar 2-1 bëri një paraqitje të mirë dhe shumë shpejt 29-vjecari pritet të përfshihet në ndeshjet e skuadrës së parë nga trajneri i Kolnit Peter Stoger.

Arlind Ajeti i mbetur pa skuadër që nga vera e kaluar kur i përfundoi kontrata me Baselin ndodhet shumë pranë transferimit te St Gallen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button