Ndërtesa e Kuvendit do të përfundojë në shkurt, deputetët me palestër kuvendore

Arkitekti i Kuvendit, Biljana Ivanovska thotë që tanimë të gjithë 123 deputetët i kanë zyrat e veta. Së shpejti do të pritet që të vihen në funksion edhe sallat e reja ku komisionet do të mund t’i mbajnë seancat, njofton Telegraf.

Në shkurt do të përfundoj i tërë projekti për përforcimin dhe adaptimin e objektit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në fazën përfundimtare është edhe ndërtimi i kupolës së madhe ku do të mbahen konferencat ndërkombëtare, transmeton Portalb.

“Në fazën përfundimtare është enterieri i sallës nën kupolën e madhe. Ku brenda duhet të bëhet me pllaka, ndërkaq jashtë po punohet edhe në pjesën e trotuareve. Për momentin punohet edhe tavolina ku do të qëndrojnë kryetarët dhe do të ketë kapacitet për 204 mysafirë. Në pjesën e prapme janë nëntë kabinete për përkthyesit, në dy kate, të cilat janë bërë në stilin e shtëpisë maqedonase”, shpjegon Ivanovska.

Sipas saj, nuk ka shumë ndryshime nga projekti i parë për rindërtim, ndërtim, përforcim dhe adaptim të objektit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përveç se janë shtuar edhe ashensorët.

Gjithashtu, siç thekson Ivanovska, është bërë urë shtesë e cila do ta lidhë pjesën e re me të vjetrën, por dhe do të ketë ndryshim të vogël në përforcimin e objektit, transmeton Portalb.

Janë adaptuar disa pjesë të objektit.

“Nëse në bodrumin ku më herët kanë qenë depot, magazinat, është bërë institut parlamentar, palestër dhe tjera përmbajtje. Në kuadër të rindërtimit Kuvendi ka qenë me një bodrum, nënkatëshin e parë, katin e parë dhe të dytin. Është bërë kati i tretë ku ka rreth 70 zyra për komisione. Nënkatëshi i parë dhe tre katet e tjerë janë zyra, ndërkaq kati i mësipërm është lidhur me sallën më të madhe”. thonë Ivanovska.

Në fasadën e përparme të Kuvendit, sallat e fundit janë të mbuluara me kupolat e vogla.

:Në oborrin e brendshëm, do të bëhet kanalizim shtesë i atmosferës për të ardhur deri të mbledhja e ujërave gjatë shirave të rrëmujshëm. Pastaj vjen edhe përpunimi i tërë oborrit dhe trotuareve me pllaka graniti. Me rikonstruimin e Kuvendit, dritaret dhe dyert janë ndërruar me të reja, gjithashtu edhe fasada e vjetër është bërë e re”, thotë Ivanovska. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button