Lidhja Demokratike largohet nga VMRO-DPMNE: Do të dalin vet në zgjedhje!

Sot Këshilli qendror i Lidhjes Demokratike në të cilët pritet që përfundimisht të deklarohet vendimi për largim nga VMRO-DPMNE, dhe të jetë e pavarur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill, njofton Portalb.

“Ne ka një kohë të gjatë që nuk pajtohemi me politikat e Nikolla Gruevskit dhe ka vite që e kemi treguar atë në publik, duke pritur që punët do të kthehen në binarë demokratik dhe në interes të qytetarëve, por siç shihet, kjo nuk është me rëndësi për pushtetin dhe Gruevskin”, thonë burimet nga partia për Lokalno.mk

“Në seancën pritet që të paraqitet “Platforma konkrete për bashkim”, që të fitohet vizë për përfaqësim të pavarur dhe për bashkimin në interes të qytetarëve, që të dilet nga kjo krizë në të cilën, në fakt e kanë bërë, ata që tani aktrojnë se janë të interesuar për të dalë nga kriza dhe të bëhet ndryshimet e patjetërsueshme”, thonë burimet e partisë, transmeton Portalb.

Sipas tyre, pikat e partisë që i ka prioritet partia e tyre janë: ndryshimi i sistemit politik, revizion dhe konfiskim të vjedhjeve që i janë bërë shtetit dhe popullit, siguria sociale, kthimi i orarit të vjetër të punës nga 7 deri më 15 në interes të familjeve, dhe sistem vlerash ku nuk është kryesore libreza partiake, por suksesi, standardet evropiane dhe mbizotërimi i të drejtës. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button