Kumanovarët presin heroin e kombëtares, Naser Aliji (Video)

Tani kur edhe shqiptarët nga Maqedonia kanë një hero të tyre në kombëtaren shqiptare, dashuria për te është shtuar edhe më shumë, duke qenë të mishëruar me futbollistët të cilët arritën suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptarë.

Këtyre ditëve është duke u punuar me të madh për një organizim që i tëri është bërë për nder të futbollistit “Kuq e Zi”, Naser Aliji.

Këshilli Organizativ i Rinisë së fshatit Nakushtak të Komunës së Likovës në bashkëpunim me gazetarin sportiv të “Lajm”-it, Reshat Ibrahimi do të organizojë pritje për bashkvendasin e tyre dhe krenarinë e shqiptarëve të Maqedonisë, Naser Aliji, i cili ishte pjesë e kombëtares shqiptare që bënë histori duke u kualifikuar në Europianin “France 2016”.

Mësohet se në këtë manifestim është përgatitur një dokumentar për Naser Alijin nga momenti kur pranoi të luaj për kombëtaren, e deri te festimet në Shqipëri pas kualifikimit historik. Gjithashtu mësohet se do të ketë edhe këngëtar, ndërsa një nga ta është Shpend Latifi

Spektakli sportivo-kulturor do të mbahet me 17 nëntor (e martë) me fillim prej orës 17:00 në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë. Hyrja për të gjithë dashamirët e sportit dhe të artit është falas. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button