LSDM: Me premtime boshe do të mbarojë mandati i Gruevskit

“10 vite Gruevski nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi studentore. 10 vite Gruevski nuk ka rikonstruuar as 10% të shtretërve nga shtëpitë studentore. Paramendoni, 10 vite Gruevski ka kërkuar lokacion se ku do ta ndërtojë shtëpinë studentore. Cili është investimi i ardhshëm virtual “Big Beng” në Prilep, Ura e Bruklinit në Kumanovë?”, shkruhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.

Nga atje shtojnë se kryeministri Gruevski për qëllimet e tij partiake edhe më shumë do t’i fusë qytetarët në borxhe.

“Një është e sigurt, Gruevski më qëllimet e tij parazgjedhore, do edhe më shumë t’i fusë në borxhe qytetarët me kredi të reja, të cilat do t’i kthejë gjenerata e ardhshme. Borxh i ri prej 500 milionë eurove, kredit i ri nga Erste dhe Dojçe Bank rreth 90 milionë euro, kredi tjetër nga EBOR 21 milionë euro”, thonë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button