Anketë nga Civil: Nuk janë duke u krijuar kushte për zgjedhje të lira në Maqedoni

Në Maqedoni nuk janë duke u krijuar kushte për zgjedhje të lira. Kështu mendojnë 75% e të anketuarve nga Qendra për Liri, Civil. Sipas rezultateve të anketës 60 % e të anketuarve e njohin bashkësinë ndërkombëtare si faktor kyç në tejkalimin e krizës politike në vend.

Sipas rezultateve të on-line anketës së Civilit, 95.83 % e të anketuarve besojnë se institucionet e shtetit janë të partizuara, kurse 70.38%  e të anketuarve mendojnë se në Maqedoni përveç zgjedhjeve parlamentare duhet të ketë edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Krahas presioneve për t’u ndaluar “bombat” politike të opozitës, 85.69 % të të anketuarve konsiderojnë se LSDM duhet të vazhdojë me publikimin e bisedave të përgjuara, të cilat dëshmojnë për keqpërdorime dhe krime të pushtetit.

Pothuajse një e treta e të anketuarve (27.04 %) beson se Prokurorja e Posaçme Publike do të punojë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa presione, ndërsa 42.54 % e konsiderojnë të kundërtën.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 503 të anketuar. On-line anketa ka zgjatur deri më 9 nëntor, para se të emërohen ministrat dhe zëvendës-ministrat nga radhët e opozitës në qeverinë maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button