META: RTVM prej sot nuk do të publikojë reklama qeveritare

Radio Televizioni i Maqedonisë do ta ndërpresë publikimin e reklamave qeveritare dhe fushatave të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, njofton “Meta”, transmeton Portalb.

Sipas burimeve të medias në fjalë, të punësuarit sot kanë marrë urdhër që të mos i transmetojnë më fushatat dhe reklamat qeveritare në oraret të cilat kanë qenë të caktuara deri më tani për transmetimin e tyre.

Ky vendim për RTVM erdhi pas njoftimit të Agjencisë për mediat për ligjin që ka hyrë në fuqi që në 10 nëntor në të cilën njoftohen të gjithë mediat audio dhe audiovizive për të mos transmetuar reklama dhe fushata të financuara nga buxheti i shtetit ose nga buxheti i komunave, deri në datën e paraparë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button