Një tjetër Shqipëri-Serbi në fushën e futbollit

Një tjetër Shqipëri-Serbi në fushën e futbollit. Këtë herë nuk do të jenë futbollistët e De Biasit por Kombëtarja U-19 e femrave që drejtohet nga Nevil Dede që do të përballet me bashkëmoshataret serbe per fazën eleminatore për kampionatin Europian të vitit 2016-2017 në këtë Kategori.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës vendosi Shqipërinë në Grupin e Katërt bashkë me Serbinë , Skocinë dhe Qipron.

Eleminatoret do të zhvillohen me sistem grumbullimi. Uefa bën të ditur se ato do të luhen ose nga 12 deri në 20 shtatori ose nga 17 deri në 25 tetor, gjithmonë të vitit të ardhshëm, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen ato, një detaj tepër i rëndësishëm ky nëse merret parasysh problematika që ofron një përballje mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button