Garda shkarkon truprojat e Nishanit

Një javë nga konflikti midis tyre në ambientet e Presidencës, ish-truprojat e Presidentit Nishani, Krenar Ahmeti dhe Hazbi Pëllumbi janë larguar nga detyra si efektivë të Gardës.

Kjo bëhet e ditur për ReportTv nga burime pranë gardës, të cilat sqaruan se hetimet administrative kanë vërtetuar shkeljen e kodit të etikës në shërbim nga dy ish-truprojat e presidentit.

Kjo masë administrative për të mos shërbyer më si gardist ndaj ushtarakëve Ahmeti dhe Pëllumbi është marrë pas hetimit të rastit ku gjatë shërbimit si truproja të numrit një të shtetit ata janë konfliktuar mes tyre.

Nga rezultati i hetimeve, bënë me dije burime pranë gardës, ka rezultuar se Ahmeti dhe Pëllumbi kishin më tepër se 1 vit që konfliktoheshin mes tyre, çka ka cënuar disa herë dhe sigurinë në eskortën e Presidentit.

Një javë më parë ishte vetë Presidenti Nishani, që me anë të një kërkesë drejtuar gardës kërkoi zëvëndësimin e truprojave të tij dhe shoqëruesit të parë.

Urdhëri i kreut të Gardës për largimin nga ky institucion të dy efektivëve të cilët shkelën kodin e etikës në punë, tashmë ndodhet në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe firma e tij pritet të zyrtarizojë largimin e Ahmetit dhe Pëllumbit.

Ahmeti njihet në publik para se të bëhej shoqërues i Presidentit dhe si krye i policisë rrugore ku është kthyer në personazh me përplasjet me qytetarët apo me prokuroren e krimeve të rënda, Elisabeta Imeraj, të cilën ai e shoqëroi në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button