Jahjaga: Kosova është e përkushtuar që të luftojë korrupsionin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale (Chicago Council on Global Affairs).

Sipas një njoftimi të Presidencës, Jahjaga në fjalimin e saj theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

“Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

Gjithashtu bëhet e ditur se Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

“Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja direkte”.

“Presidentja gjithashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar që të luftojë korrupsionin si pengesë kryesore e zhvillimit ekonomik”, thuhet në fund të njoftimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button