Durrës, bllokohet kamioni me 130 kg drogë në port

Zbulohet në portin e Durrësit 130 kilogramë lëndë narkotike, e cila e kishte destinacionin për në Itali.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u bë arrestimi i 49- vjeçarit Besnik Goxho, i cili drejtonte kamionin ku ishte fshehur droga, transmeton NOA.

Më kokretisht bëhet e ditur se në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar në portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip kamion me targa AA 525 CV dhe trajler me targa ACR 185, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 109 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë 130 kg bashkë me amballazhin.

Kontrolli i mjetit u bë mbi bazën e informacioneve se në kamionin i cili ishte nisur drejt Italisë, ishte fshehur drogë.

Goxho u arrestua në kushtet e flagrancës i akuzuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button