Kekenovski: Duhet t’i kemi akuzat e para nga afera ‘Puç’

Ngadalë Maqedonia po del nga kriza politike. Kështu vlerësoi mbrëm në emisionin “10 Minuta” të televizionit 21, profesori universitar Jove Kekenovski. Është mirë që më në fund po lëvizet nga vendi që kishim ngecur, konstaton Kekenovski. Vetëm kështu, qytetarët bëhen më të sigurtë, thotë ai, sepse, ajo për të cilën qëmoti ka pasur marrëveshje, tani do të zbatohet edhe në praktikë. Duke i kthyer raportit të Komisionit Evropian, Kekenovski theksoi se raporti është pasqyra më objektive që flet për gjendjen e përgjithshme në vend.

“Për mua, ky është raporti më i mirë. Është për keqardhje fakti se rekomandimi po shtyhet, por është zgjidhje më e mirë, se sa fare të mos kishim rekomandim”, tha Kekenovski.

Profesori universitar me koment për fjalimin e kryeministrit Gruevski sa i takon raportit të Komisionit Evropian.

“Unë publikisht e pyes Gruevskin se cilin raport e pret prej cilëve qytetarë. Mos vallë prej atyre që viteve të kaluara i ndanë mbi baza të ndryshme, prej atyre që i varfëruan dhe i lanë pa bukë. Nëse flitet për këta qytetarë, them se ata do ta japin raportin në një mënyrë, nga e cila Gruevski, për shumë kohë nuk do të mund të vetëdijesohet se çfarë ka thënë”, tha ai.

Pyetjes se a pret ngritje të akuzave për aferën e bisedave të përgjuara, Kekenovski u përgjigj se, në rast se Kushtetuta dhe ligjet respektohen, për një kohë shumë të shkurt, siç tha, duhet t’i kemi edhe akuzat e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button