Më në fund fiton edhe Maqedonia

Kombëtarja e Maqedonisë si duket më në fund është zgjuar nga gjumi. Pas dështimeve që pati në ndeshjet kualifikuese për France 2016, djelmoshat e Igor Angelovskit kanë arritur të shënojnë fitore të thellë prej 4-1 në ndeshjen miqësore ndaj Malit të Zi.

Ndeshja u zhvillua në Shkup në stadiumin “Filipi i Dytë”, ku golashënues ishin: Vance Sikov, Aleksandar Trajkovski 3 gola të shënuar, ndërsa golin e vetëm për malazezët e shënoi Stevan Jovetic në minutën 88′./ Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button