Jashari: Monstra prioritet për Janevën

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari tha se Prokurorja speciale, në bazë të ligjit, ka kompetenca të fuqishme dhe se askush nuk ka të drejtë të sulmojë vendimet e saj. Ai duke komentuar rastet “Monstra” dhe “Sopoti”, tha se ato duhet të jenë prioritet për prokuroren speciale, Katica Janeva, njofton TV 21.

“Për “Sopotin” kemi dëgjuar, nëse ato informata që ishin të shpallura, unë si jurist vlerësoj se janë fakte dhe të mjaftueshme për të ndërmarrë veprime prokurorja speciale. Lideri i opozitës theksoi se do të publikojë dhe do të shpallë informata për “Monstrën”, nuk e di se çfarë informata ka, e di një gjë se në një takim që pata sot me mbrojtësin në rastin “Monstra” më tha se kërkesa për prioritet te prokurorja speciale është dorëzuar për çështjen e rastit “Monstra”. Mund të ndodhë që raste të përfunduara me vendime të plotfuqishme, prokuroria speciale në bazë të materialeve konstaton fakte të reja të iniciojë procedurë sërish, për përsëritje të procedurës”, tha Adnan Jashari, Ministër I Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button