Si të gjeni punën që dëshironi?

regu i punës është i ashpër dhe shpesh juve ju ofrohet diçka ndryshe nga ajo që vërtetë e dëshironi. Por, si mund të gjeni punën që dëshironi?

Kjo pyetje duket sikur nuk mund të ketë kurrë zgjidhje për aq kohë sa puna sjell gjithmonë probleme. Por njeriu në thelbin e tij është I destinuar për të mos u kënaqur me atë që arrin, pasi në fillim ai kërkon një punë  më pas kërkon një punë që do, më pas kërkon  një punë pa stres e kështu me radhë. Pra futet ne një rreth vicioz ku duket që s`ka fund. Kjo ndoshta vjen për shumë arsye pasi kapitalizmi pa dyshim sjell dhe rregullat e veta strikte, ku më I forti mbijeton dhe nuk ekzistojnë më rregulla të barabarta. Po sa aftësi adaptuese kanë njerëzit për të dominuar këto rregulla? Sa aftësi kanë për të vendosur vetë se çfarë pune duan të bëjnë?

Në fakt të bësh një punë që dashuron do të thotë të mos lodhesh kurrë dhe kjo gjë duhet kuptuar jo vetëm nga një punëkërkues por dhe nga një punëdhënës që kërkon produktivitet.  Por problemi lind që në familje, tek kanalizimi I energjive që prindërit duhet të na kishin bërë ne dhe ne duhet pa dyshim tua bëjmë fëmijëve tanë. Pasi në rast të kundërt gjithmonë do përballemi me kriza identiteti ku s`do mund të gjejmë veten askund, s`do mund të arrijmë asgjë në çdo gjë që do bëjmë dhe do jemi viktimë e oshilacioneve dhe pakënaqësive të përhershme.

Prandaj të bësh atë që do  nuk është  e pamundur, por do të thotë të bësh atë  që ke pasion dhe të kthesh pasionin në profesion  do të thotë të jesh gjithmonë I suksesshëm. Pasi asnjë nga ne nuk ka prirje universale për të kryer punë të ndryshme. Ç’do njëri nga ne ka një prirje të veçantë, ka një pasion që duhet ta ndjekë. Pra ky është  çelësi I suksesit pavarësisht rrethanave , faktorëve apo përfitimeve që sjell apo jo  ky pasion.  Pasi një pasion I kthyer në profesion ndoshta s’mund të ketë ato përfitime që do donim , por në këtë pikë secili nga ne duhet të mendojë edhe për higjienën mendore dhe pse jo të bëhet i suksesshëm në atë punë që do pasi dhe përfitimet mund ti rrisë vetë.
Pra të dashur miq të gjesh punën që do edhe kur mund të jesh fare pa punë  nuk është  e pamundur, por do të thotë të ndërtosh fatin tënd mbi pasionin që ke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button