ISSHS: legjislacioni i Maqedonisë nuk ka të bëjë me atë evropian, por është një përzierje absurde!

Instituti i Shkencave Shoqërore dhe Humane në Shkup ka bërë një analizë të detajuar sa i takon çështjes së legjislacionit në Maqedoni dhe faktit pse ky legjislacion nuk është në përputhje me legjislacionin evropian, ashtu si thuhet në raportin e fundit të KE-së për progres, njofton Portalb.

Në këtë analizë thuhet:

Legjislacioni i krijuar me detaje nga koalicioni qeveritar, është absurd duke e bërë kështu shembullin e vetëm në Evropë sa i takon përzierjes të “ligjit” dhe “sipas ligjit”… Gjithashtu është i përzierje e ligjeve të zakonshme dhe kodit kriminal, duke lejuar që ligji i zakonshëm të bëjë rregullime të tepërta dhe në këtë mënyrë duke i mundësuar qeverisë të sillet si gjyqësor.

Mënyra e legjislacioni që prodhon koalicioni qeveritar nuk lejon hapësirë për kompanitë, institucionet, organizatat dhe persona të tjerë juridik të marrin vendime joformale profesionale dhe as të funksionojnë me minimumin e autonomisë, njofton Portalb.

Detajet e tepruara i lejojnë qeverisë që në mënyrë direkte, praktikisht, të kontrollojë të gjithë aktivitetet që mund të imagjinohen në një kompani ose në një institucion dhe në rastet e ligjeve për arsimin dhe mediat kjo tendencë është edhe më ekstreme. Është i mbushur me një numër të madh të gjobave administrative që paralizojnë gjykimin e lirë.

Ligjet për mediat

Ligji për shërbimet audio dhe audio-vizive, në fakt, është një rregullore për Agjencinë dhe si pasojë edhe për ministrinë, duke përshkruar me detaje strukturën programuese për të gjitha shërbimet e mediave. Një shkelje teknike qoftë edhe e urdhëresave të parëndësishme mund të çojë në gjoba të mëdha pa pasur mbështetjen – ose me korruptimin – e gjyqësorit.

Ligji për mediat dhe mediat audio-vizive është dëshmi shumë e fortë se qeveria është reklamuesi më i madh në mediat e vendit. Neni 3, rreshti i 5-të, legalizon propagandën qeveritare… Fushatat e qeverisë, në mënyrë konstante u paraprijnë fushatave të zgjedhjeve të çfarëdoshme (për të cilët kandidatët nuk kanë nevojë në mënyrë që të fitojnë).

Në pajtueshmëri me jurisprudencën evropiane në të cilën sistemi legal i Maqedonisë bën pjesë që në fillim të pavarësimit të saj, kategoria e ligjeve e quajtur “leges ordinares” (ligje të zakonshme) duhet vetëm në minimum të luajnë rolin penalizues. Ligji i rëndomtë nuk përcakton dënime përveç një numri pothuajse simbolik të gjobave administrative. Në rastin e arsimit, sipas analizave tona nga krahasimi i legjislacionit të Maqedonisë dhe Evropës, raporti ndërmjet gjobave administrative të caktuara nga ai evropian dhe ai i Maqedonisë është 1:67, shkruan ISSHS njofton Portalb.

Shembull, me vetëm tre gjoba për shkeljen e kohës së caktuar për vetëm 5 minuta, me transmetimin e muzikës popullore që mund të arrijë shumën prej 20 mijë eurove, një media e pavarur mund të bankrotojë.

Elementet e mëposhtme që ngjallin frikë dhe vetëcensurë në shoqëri:

  • Pasiguria e mjaftueshme e krijuar nga ndryshimet e vazhdueshme të ligjit dhe të amendamenteve.
  • Kufizimet drastike për zhvillimin të vendimeve profesionale dhe etike për shkak të teprimeve të detajeve ligjore dhe
  • Pothuajse autoritet absolut sipas ekzekutivit i shoqëruar me gjoba të tepruara administrative në fushën e ligjit të zakonshëm në të cilin bëjnë pjesë edhe ligjet e arsimit, shkruan ISSHS njofton Portalb.

Konkluzione dhe sugjerime

Komisioni Evropian duhet të përdorë një formë më të hollësishme dhe analizuese e sa një formë teknike dhe të prezantojnë mekanizma të tjerë që do të sfidojnë stilin e qeverisjes patriarkale që ua mundëson ligji.

Për më shumë, lexoni analizën e plotë të ISSHS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button