Krijuesit e krizës tani paraqiten si shpëtimtarë!

Edhe pas marrjes së Raportit të Komisionit Evropian, që është më negativi për Maqedoninë deri më tani dhe pas futjes së krizës më të thellë politike në 15 vitet e fundit, pushteti i Maqedonisë rrah gjoks se janë shpëtimtarët e vendit.

Për Nikolla Gruevskin raportin më të mirë do ta jep populli më 24 prill. Në një linjë të retorikës ishte edhe Ali Ahmeti. Ai nga Struga tha se edhe përkundër sulmeve ndaj BDI-së, ata janë edhe më të fortë dhe se do të mbetet forca më serioze në vend, si përfaqësuese legale dhe legjitime, me verdikt të fortë nga populli që ajo e përfaqëson.

Verdikti vjen nga populli por krizën nuk e bëri populli. Retorikat e përfaqësuesve të pushtetit nga ana e analistëve janë cilësuar si të papërgjegjshme dhe jo të pjekura, njofton Portalb.

Për gazetarin Nazim Rashidi është e tmerrshme që ata që shkaktuan krizën, në fakt tani të dalin edhe si shpëtimtarë.

“VMRO DPMNE dhe autoritarizmi i saj që pastaj kanalizohet edhe në arrogancë, nuk ka kufi. Po populli duhet të vendosë, por të jetë i lirë ta bëjë këtë. Dhe po edhe VMRO DPMNE mund të jetë fitimtare në zgjedhje, por kjo nuk zhvesh asnjë nga përgjegjësia. BDI ndërkohë e kapur mes veprimeve të partnerit qeveritar dhe presionit në rritje ka qenë konstruktive në bisedime, por ky fakt gjithashtu nuk ç ‘bën atë tjetrin, se megjithatë janë pjesë e një qeverie që ka marrë raportin më të dobët të progresit nga BE. Vlen e njëjta gjë, nuk do duhej ti iknin përgjegjësisë”, tha për Portalb Rashidi.

Profesori universitar Lubomir Fërçkovski vlerëson se është boshe retorika e dy partive më të mëdha në pushtet dhe se është e kotë edhe të merremi me to.

“Gjeneralisht po rrënohet një sistem që 10 vite e kanë ngre VMRO-DPMNE dhe BDI. Tash vijojnë punët kryesore, që janë, paditë penale dhe përgjegjësia për krizën dhe përballjen e tyre me popullin. Sistemi i pushtetit autoritar po bie dhe tani ata “bërtasin”, tentojnë t’i ikin përgjegjësisë”, deklaroi për Portalb Fërçkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button