Basha: Do përballemi me Ramën me popull

Deri pak ditë më parë, Lulzim Basha fliste për mosbindje civile. Por, nga dita e sotme, ai thotë se do organizojë protesta massive, për të rrëzuar qeverinë.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e ligjshme të studentëve. Ne jemi në krahun e tyre dhe kërkojmë zhbërjen e këtij ligji klientelist dhe korruptiv dhe dhënien e të drejtës kushtetuese të arsimit publik me tarifa të përballueshme nga prindërit dhe familjet e studentëve shqiptarë”, tha Basha. Por nuk është vetëm kaq.

Pas disa muajsh akuza kundër Ilir Metës, Lulzim Basha ka ndryshuar shënjestrën tek Edi Rama, për të cilin thotë se është kryeministri më i korruptuar në Ballkan. “Edhe në tetor gropa është sa në shtator 35 milionë dollarë, muajt e aksionit, që sipas kokoshit poturembushur por krenar, do të rezultonin 335 milionë deri në fund të vitit. Dy vjet i mbajti boja, vërtet ka nevojë Shqipëria për pastrimin, por pastrimi nis nga Edi Rama. As paqe, as zhvillim. Vetëm rrokullisje. Qytetarëve nuk u kishte shkuar në mendje se këa erdhen vetëm për të vjedhur. Janë të kapur me letra, me fakte dhe nga partnerët. Nuk ka zot t’i shpëtojë”, tha Basha.

Kreu i opozitës është i bindur se ka ardhur koha për të udhëhequr revoltën kundër qeverisë. “Askush nuk mund të pranojë me një qeveri që vjedh pa pushim dhe sillet si një bandë me qytetarët. Fryma po tregon drejtimin e ri të rrugëdaljes, të përballjes. Nuk ka më kohë, as arsye për të mos e bërë. Shpresat e ndokujt se kjo qeveri mund të korrigjohej kanë marrë fund”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button