Scifo ka akuzuar Adnan Januzaj

Trajneri i Belgjikës për lojtarët nën moshën 21-vjeçare, Enzo Scifo ka akuzuar kosovarin Adnan Januzaj për mungesë të motivimit si dhe për gjendjen jo të mirë mendore pasi 21-vjeçari u largua nga skuadra e Belgjikës.

Anësori, i cili aktualisht është në formë huazimi tek Dortmundi, ishte pjesë e skuadrës së plotë të Belgjikës në Kampionatin Botëror të vitit 2014. Sidoqoftë, 20-vjeçari u fut në Old Trafford nën udhëheqjen e trajnerit David Moyes, por pësoi dy sezone të vështira me trajnerin Louis van Gaal që e dërgoi lojtarin në formë huazimi tek klubi gjerman për të fituar më shumë kohë në fushë.

“Një 20-vjeçar që shfaqet si jo i motivuar reflekton një gjendje jo të mirë mendore”, tha Scifio për ‘Wakfoot’, transmeton arbresh.info. “Do flisja me të sigurisht, por nuk besoj që do ndihej mirë për këtë. Nuk jam duke e dënuar sepse është shumë i ri”.

“Ai mund të reagoj brenda gjashtë muajve, një apo dy viteve. Shpresoj që nuk do të jetë vonë për të”.

“Nuk më pëlqen një lojtar që nuk është i motivuar. Kur jeni në moshën 20-vjeçare nuk duhet të pyesni babain apo agjentin nëse një zgjedhje është e mirë apo jo”, përfundoi Scifio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button